Aspirina ndihmon për të luftuar kancerin

Sipas studimeve më të fundit aspirina ndihmon në luftimin e kancerit pasi ajo vret molekula që lejojnë përhapjen e tumoreve në sistemin tonë imunitar.

Akademikët thonë se ky lajm përbën një diferencë të madhe për luftën ndaj kancerit.

Prof Caetano Reis e Sousa i cili drejtoi testimet në Institutin Francis Crick në Londër tha se disa lloje të kancerit prodhojnë molekulën PGE2 si një mënyrë për tiu shmangur qelizave të sistemit imunitar të cilat aspirina i largon.
“Nëse largoni qelizat e kancerit, menjëherë vendosni një mbrojtje të plotë në organizmin tuaj,”-është shprehur ai për DailyMail.

Prof Caetano ka pohuar se aspirina do të bentë një ndryshim të madh te të prekurit nga kanceri gjatë terapive të tyre.
“Është ende vetëm fillimi i punës tonë por kjo është diçka që mund t’i ndryshojë jetën pacientëve tanë,”- ka vazhduar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button