Ja ku jetojnë njerëzit më jetëgjatë në botë

Anëtarët energjikë dhe të fuqishëm të fisit Hunza duken të qeshur gjatë gjithë kohës. Anëtarët e fisit Hunza kanë pamje rinore dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz habiten nga mosha e tyre.

Ata duken sikur nuk janë nga ky planet, por janë! Malet në veri të Pakistanit janë shtëpitë e tyre, ka rreth 87.000 banorë dhe janë kaq të pazakontë sepse jetëgjatësia mesatare e tyre është 100 vjet. Shumë prej tyre e kalojnë të gjithë jetën pa u prekur nga asnjë sëmundje. Mendohet se disa anëtarë paraardhës të këtij fisi të ketë jetuar 160 vjet.

Njerëzit Hunza vështirë se mund të sëmuren, tumoret janë diçka e padëgjuar dhe e paprekur nga ata. Gratë Hunza kanë një pamje rinore dhe mund te lindin fëmijë edhe pas të 65­ave. Mendohet se jetëgjatësia e këtyre njerëzve lidhet me mënyrën e jetesës së tyre. Hunzat lahen në ujë të ftohtë akull, edhe pse temperatura është nën zero.

Ata konsumojnë ushqime të rritura vetëm nga ata. Kajsia është fruti tipik i tyre. Hunzat konsumojnë shumë kajsi, fruta dhe perime të papërpunuara, arra, bishtajore, shumëllojshmëri drithërash (si elb, mel, hikërror etj). Ata thuajse nuk konsumojnë fare produkte me prejardhje shtazore, mishii i qengjit dhe i pulës është i vetmi që hanë, por 2 herë në vit. Njerëzit Hunza ecin shumë, 15­20 kilometra në ditë.

Mes 2­-4 muajsh ata nuk konsumojnë asgjë, vetëm lëng kajsish të thata. Kjo është tradita e tyre që e respektojnë dhe e praktikojnë prej mijëra vjetësh. Mjekët pohojnë se edhe periudha e “urisë” së tyre kontribuon në jetëgjatësinë e tyre. Kajsia është fruti shpëtimtar i tyre. Bërthamat e kajsisë i bëjnë vaj, i cili përmban sasi të shumta vitamine B­17, element mjaft i rëndësishëm që mbron kundër qelizave kancerogjene.

Ky popull vital dhe i fortë mendohet të jenë pasardhës të Aleksandrit të Madh dhe ushtrisë së tij. Populli Hunza, mendohet të ketë njerëzit më të lumtur në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button