fbpx

Martesa është më e mirë kur edhe burrat kujdesen për fëmijët

Burrat që i ndajnë me gratë e tyre detyrat sa u përket kujdesit për fëmijët, janë më të prirur që të kenë lidhje më të mira – me më shumë jetë aktive seksuale – sesa ata që nuk e japin ndihmën e tyre, tregojnë studimet, shkruan gazeta amerikane New York Times.

Ky studim meriton për t’i kushtuar vëmendje, për shkak se kërkimet e tilla të mëhershme kanë konstatuar se çiftet që i ndajnë punët e shtëpisë, kanë më shumë tendenca që të divorcohen.

Por këto lloj studime, kanë marrë për bazë të dhëna të vjetra dhe nuk e kanë përfshirë ekzaminimin e kujdesit ndaj fëmijëve, ka thënë doktor Daniel L. Clarson.

“Ata grinden më shumë, aty ka më shumë konflikt, më pak lumturi në lidhje, dhe edhe burri edhe gruaja janë të pakënaqur me sasinë e seksit që e kanë me njëri tjetrin”.

Të gjeturat e reja të publikuara në mbledhjen vjetore të Shoqatës Sociologjike të Amerikës në Chicago, janë të bazuara në të dhëna nga 487 çifte të martuara heteroseksuale me fëmijë. Ky studim është realizuar në vitin 2006.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close