Microsoft ridizenjon aplikacionin Skype në Android dhe iOS

Microsoft ka ridizenjuar aplikacionin Skype dhe tashmë po e ofron në Android dhe iOS. Skype 6.0 për Android është live që nga dita e djeshme. Ndërsa Skype 6.0 për iPhone dhe iPad po dërgohet tek përdoruesit sot sipas njoftimit që jep Microsoft në blogun zyrtar.
Ridizenjimi masiv i Skype është frymëzuar nga filozofia Material Design duke e bërë më të lehtë përdorimin e aplikacionit në Android. Një ekzekutiv i Microsoft ofroi edhe ca detaje të aplikacionit.

Kemi të bëjmë me një buton të ri pluskues karakteristik edhe në aplikacionet e tjera me Material Design, kërkim të përmirësuar dhe rregullime të tjera për ta bërë më të lehtë dërgimin dhe marrjen e mesazheve.

Skype 6.0 për iPhone dhe iPad gjithashtu është ridizenjuar. Kontrollët e rinj të navigimit e bëjnë më të lehtë bashkëbisedimin dhe shkëmbimin e mesazheve mes miqve apo punojësve. Sipas Microsoft, versioni i ri për iOS e bën më të lehtë dërgimin e fotove dhe lidhjeve në ueb gjatë një vidoo thirrjeje. Një risi në këtë version janë edhe gjestet e reja. Mjafton të tërhiqni me gishtin tuaj nga e majta në të djathë mbi një kontakt dhe automatikisht do të kryeni thirrje.

Nga ana tjetër kompania tha se nuk ka harruar as Windows 10 Mobile ku njoftoi se po punonte edhe për një aplikacion të ri të Skype. Për më tepër ju ftojmë ta testoni dhe të ndani mbresat apo zhgënjimin tuaj në lidhje me aplikacionin e ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button