Jabllanoviq: Në Kosovë po pengohen të rinjtë serbë

Kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Aleksander Jabllanoviq ka thënë se sulmi i fundit ndaj të rinjve serbë në Kllokot, tregon qartë se disa njerëz në Kosovë po i penojnë ata.

Ai ka thënë se rinia nuk duhet të jetë e gjymtë dhe e mbytur në gjak nga terrori i atyre që mendojnë se janë mbi ligjin dhe njerëzimin, ka thënë Jabllanoviq në emër të Listës Serbe në një deklaratë për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“I bëj thirrje EULEX-it, KFOR-it, Kryeministrit dhe Qeverisë për të reaguar ndaj këtij sulmi dhe që t’i mobilizojnë të gjitha strukturat relevante të sigurisë për ta zgjidhur këtë çështje. Marrëdhëniet tona në pajtim e sipër, tashmë janë të ngarkuara me mjaft shumë vështirësi, dhe nuk duam viktima të reja të pafajshme”, ka thënë ai.

Jabllanoviq ka thënë se është i pa pranueshëm fakti se Kosova e cila ka 14,000 oficerë policie, të mos ketë arritur ta gjejë ende kryesin e veprës.

Deklarata e Jabllanoviqit ka ardhur pas një incidenti në Komunën e Kllokotit, ku Milosh Steviq 23 vjeçar, është sulmuar me thikë nga disa kosovarë. Ai ka marrë trajtimin adekuat mjekësor, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button