Policia e Elbasanit masa sigurie për ndeshjen Shqipëri – Portugali

Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin normal të ndeshjes Shqipëri-Portugali, e cila do të luhet nesër në orën 20:45, në Stadiumin “Elbasan Arena”. Lidhur me masat për ndeshjen Policia e Shtetit do të angazhojë  811 punonjës policie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kështu në kudër të këtyre masave policia do të bllokojë disa segmente rrugore si dhe ndalimin e qarkullimit të mjeteve në këto akse. Gjithashtu të gjitha lokalet në afërsi të stadiumit nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të  ndeshjes duhet të marrin masa për tu mbyllur.

Policia kë bërë të ditur se hyrja e sportdashësve do të jetë dy orë para ndeshjes, me qellim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në stadium.

Lidhur me ndeshjen Policia e Shtetit do të angazhojë 811 punonjës policie. Nga Drejtoritë e Policisë së Qarqeve të tjera do të angazhohen 550 punonjës policie. Ndërsa nga Drejtoria e policisë së qarkut Elbasan do të angazhohen 261 punonjës policie dhe 32 automjete.

Ndërkohë edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) informoi disa ditë më parë se për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Portugali do të fillojë zbatimin e një protokolli sigurie të niveleve më të larta.

Lajme të ngjashme

Back to top button