Kur vrasjet përligjen

Nuk mund të harroj një ngjarje, një fotografi që shpesh edhe po na përsëritet. Isha nxënës në shkollë fillore. Lajm ishte sulmi fizik që ju bë një polici. Gjuhën maqedone nuk e kuptoja, mirëpo babai më tregoi për çka bëhet fjalë, kuptohet pas insistimit tim. Në ekran u paraqit një njeri me uniform të grisur dhe i njejti kishte përdorur armën zyrtare dhe kishte qëlluar për vdekje një shqiptar. Ende nuk e kam të qartë si është e mundur sulmi të bëhet me thikë, uniforma të jetë e grisur kurse trupi mos të jetë i prekur, bile të kishte një gërvishtje të vogël! Raporti zyrtar ishte vetëm një nga ata raporte që justifikonin vrasjen.

Bën vaki zyrtari i policisë është shpërblyer për vrasjen, kuptohet në moton sa më shumë shqiptar të vrisni aq janë edhe meritat para atdheut… Justifikime banale të autoriteteve kemi dëgjuar shpesh, bile edhe në armatën jugosllave shqiptarët bënin “vetëvrasje” dhe e qëllonin veten pas shpine! Çudi… ne i përballuam edhe arsyetimet që fillimisht shprehin përbuzje e mandje edhe goditje. Dhe për këtë askush nuk e morri epitetin terrorist. Polici vrau shqiptarin pa faj, në armatë po ashtu shqiptarët u vrisnin pas shpine dhe bota heshte për këta skenar, ashtu siç heshtën edhe për masakrat e bëra gjatë luftës së Kosovës. Pra, mjeshtërit e thikës nuk pyesnin për moshë dhe gjini, ata zbatonin urdhërat e zullumqarëve dhe kriminelëve që donin të ndalonin dhe shfarosnin një popull. Gjeneralët që jepnin urdhëra ishin pa mjekra…

Fotografi trishtuese ka edhe sot, kudo, në të gjithë botën. Shohim fëmijë të përgjakur e të përlotur, të sakatosur e të pashpres. E gjithë kjo është si pasoj e luftës kundër “terrorizmit”…

Ngjarja në Paris është fotografia e rradhës që e kemi pa, skenar që dëmton të ardhmen e njerëzve, pa harruar fëmijët palestinez, Egjiptin, Sirin… Këta fotografi që plasohen në ekrane televizive e kanë të vëretën e tyre edhe pse e vërteta nuk thuhet. Është interesante mënyra se si komentohen këta ngjarje, ku një gazetar para ekranit televiziv bëhet gjykatës. Edhe pse siguria dhe paqja mbetet ëndërra më e bukur për botën, dhuna është fati i shumë vendeve në botë, me çka rritet edhe pakënaqësia ndaj institucioneve dhe  dallimeve në shoqëri. Qëllimi është i qartë, skenar pas skenari njeriu të mos jetë i qetë dhe i sigurt.

Religjioni dhe lufta në emër të tij, që në shumë raste e dominon politika, është në rritje. Politika ka nxitë lëvizje të shumta fetare mu në zemër të shoqëris perëndimore, me çka në plan kulturor forcon dhunën dhe urrejtjen. Në këtë drejtim edhe karikaturat dhe paragjykimet paraqesin armiqësi dhe kjo si rezultat keqinformimit, informatave të zymta, mosinteresim për kultura të tjera dhe në të njejtën kohë një kultur prezentohet si e huaj. Kjo është një çështje, kurse gjëja e dytë që duhet të flitet e për të cilën gjithmon heshtet  ka të bëje me “PSE” ndodhin  dhe “KUSH” fshihet pas këtyre skenarëve. Kush po i ushqen me lugë dhe kush i stimulon përbindëshat e kohës sonë? Është shumë e lehtë të akuzohet një kultur dhe një qytetërim, por është rëndë që të gjendet një argument i vetëm për të dëshmuar të njejtën. Botërisht është e njohur se Palestina dhe xhamia Aksa atje është me rëndësi të madhe për muslimanët, atëherë si është e mundur që një musliman të bëjë trazira në një shtet që mbështet krijimin e shtetit palestinez?!! Është fare e thjeshtë, në Këshillin i Sigurimit të Kombeve të Bashkuar u votua për rezolutën e paraqitur nga ana e shteteve arabe në të cilin bëhet thirrje për ndërprerjen e okupimit izraelit dhe krijimin e shtetit të Palestinës gjer në vitin 2017. Pro rezolutës ishte edhe Franca.

Tani ngriten shumë pyteje dhe dilema rreth organizatorëve të ngjarjes në Paris. Në fillim u akuzua një nxënës musliman që kishte qenë në shkollë, më pas doli një video në youtube që ngre teorin konspirative! Disa persona ishin të ekzekutuar me armë në ambientet e redaksisë së revistës franceze satirike “Charlie Hebdo”, në Paris. Dhe gjithë u solidarizuan me francezët dhe dënuan aktin e shëmtuar. Bota muslimane ishte më e zhurshme, ngase çdo musliman distancohet nga kjo vepër edhe pse tre vite më parë kjo revistë publikoi karikatura të profetit Muhamed. Nuk kaluan disa ditë dhe një françes me armë kishte vrarë tre studentë musliman. Viktimat ishin të pafajshme. Në mediat botërore mbisundon heshtja!

Unë, sot, pranoj sikletin tim, kuptohet duke iu referuar lutjeve të femijëve sirian, palestinez dhe kudo që flet gjuha e armës, lutje kjo që edhe unë dhe shumë të tjere e bëjmë:” o Zot, gjallëroje Sirinë, Palestinën…dhe gjithë botën le të jetë fotografia e fundit e dhimbshme ajo që pamë këtë ditë.”

Aylan Kurdi, ishte vetëm tre vjeç, për ti dhënë botës mesazhin: “ju mua nuk më kuptoni, andaj edhe më refuzuat, ja si përfundova.

Deti në “barkun” e tij nuk e mbajti këtë fëmijë, politikanët vrasatarë morrën mesazh të fuqishëm se krimi nuk mundet të fshihet. Ngjarjet e tilla krijojn një tablo ku pozicionohet njeriu, varshmëria për njëri – tjetrin, me çka edhe përcaktojn imazhin e shteteve perëndimore nga njëra anë, si edhe atyre që veten e quajn Islame nga ana tjetër. Pa fije turpi, disa liderë dhanë urdhëra për mbyllje kufijsh për të ikurit nga vendet e luftës. Ironia është më e madhe kur disa vende “Islame” krenohen me “standartin” e tyre që pamundëson hyrjen e të ikurve në vendet e tyre. Nga ana tjetër kemi iniciativa nga njerëz solidar, edhe pse është i vogël ky solidaritet, ndoshta i gravuar në një monedhë të vogël, ajo dëshmon për njerëzoren që pa mëdyshje do të zë vend përtej kufijve edhe përkundër përpjekjeve për zhdukjen e tyre. Thënë shkurt, të gjithë ne mund të paramendojmë se çfarë do të thotë të jesh i huaj në dhe të huaj. Por, asnjëri nga ne nuk e di mërzinë dhe frikën që kishte Alyan Kurdi në dheun e vet, aty ku njerëzorja që moti ka humbur, aty që gjatë kohë nuk flet arsyeja por helmi dhe plumbi. Vdekja e fëmijës tre vjeçar a ishte shpëtim për perëndimin dhe për burrat arab të veshur me dimi? Nëse ai do të mbetej gjallë, a do të rrezikonte perëndimin dhe “standartin” arab? Ka një varg pyetjesh që kërkojnë përgjigje. Ndoshta ishte “fati i lindjes së hershme” që të merë pjesë në ndryshimin historik të mendjeve njerëzore, për të bindur politikanët se njeriu nuk është “kafshë politike”. Nga polici i përmendur në fillim, të vazhduar me krimin serb në Kosovë, deri te palestina, egjipti, siria, elita politike udhëhiqet nga mendjemadhësia se janë të paprekshëm, më superior, se ata kanë të drejtën pët të jetuar, kurse të tjerët për hirë të kombësisë, të besuarit të tyre duhet asgjësuar, andaj edhe kanë të drejtë të vrasin!

Historia dhe e sotmja janë dëshmitarë…

Lajme të ngjashme

Back to top button