Taravari: politika shqiptare në Maqedoni ka nevojë për freski, mjaftë më BDI dhe PMTH

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari, ka zhvilluar mbrëmë në Zagreb takim me përaqësuesit zyrtar të mërgatës shqiptare në Kroaci, njoftojnë nga kjo parti.

“Pas një bisede të sinqertë miqësore, u ra dakord për disa konstatime të përbashkëta se politika shqiptare në Maqedoni është treguar shumë servile dhe poltrone ndaj palës maqedonase, se mungon opozita shqiptare pasi që BDI dhe PMTH konsiderohen pjesë të koalicionit qeverisës me partinë maqedonase VMRO-DPMNE, dhe në fund bashkëbiseduesit ranë dakord që politika shqiptare në Maqedoni ka nevojë për freski dhe ndryshim të gjeneratës politike. Shoqata e shqiptarëve të Kroacisë shprehën gatishmërinë për ndihmën e pakursyer në të ardhmen për një ringritje të politikës shqiptare në Maqedoni.”njoftojnë nga kjo parti.

Në takim morrën pjesë edhe Kryetari i Pakicës Shqiptare për qytetin e Zagrebit, inxhinieri i diplomuar Shuip Ziberi dhe anëtari i kësaj organizate Shoip Shoipi, si dhe Memetali Zenunu nga Prefektura e qytetit të Zagrebit në Velika Goricë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button