Në Çair u shënua “Dita e zejtarëve dhe Esnafit”

Komuna e Çairit llogaritet si qendra kulturore e qytetit të Shkupit, pasi që në të gjenden vepra të vjetra artistike, sidomos nga koha e Perandorisë Osmane. Të premten me një aktivitet solemn u shënua “Dita e Zejtarëve” në këtë komunë.

Për këtë rast drejtori i përgjithëshëm i Halk Bankës Ali Fuat Taşkesenlioğlu, kryetari i përgjithshëm i institucionit  Yunus Emre, Hayat Develi, kryetari i ESDER Mahmut Çelikus dhe përfaqësues tjerë u mirëpritën nga kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti.

Mexhiti iu falenderua Halk Bankës dhe instituconit Yunus Emre për aktivitetet e rendësishme të bëra në Maqedoni dhe konkretisht në Çair. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje edhe për dhënien e kontributit të Halk Bankës,  Junuz Emres dhe veçanërisht shoqatës ESDER  për ringjalljen  e Çarshisë se vjetër  të Shkupit dhe per trajnimin e esnafëve.

Drejtori i Halk Bankës Ali Fuat Tashkensenoglu tha që ishin të gëzuar që e kanë vizituar Komunën dhe deklaroi se do të vazhdojnë ti implementojnë aktivitetet kulturore bankare. Drejtori i institucionit Hajati Develi iu falenderua kryetarit të Komunës së Çairit për shkak të shpalljes të gjuhës turke si gjuhë të tretë zyrtare në kuadër të komunës dhe deklaroi se do të vazhdojnë t’i mbështesin aktivitetet kulturore në Komunën e Çairit.

Lajme të ngjashme

Back to top button