Arif: Qeveria dhe UNHCR të jenë të përgatitura për fluksin dimëror të emigrantëve

Dy ekspertët nga Angjencioni për Emigrantët, përfaqësues të OKB-së (UNHCR) për momentin janë në Shkup, bashkë me përfaqësuesit e Qeverisë, policisë dhe përfaqësues të tjerë nga OKB në shtet. Ata bisedojnë dhe i shohin skenarët e mundshëm për atë se si të mbahet nën kontroll kriza e emigrantëve me të cilën përballet Maqedonia, veçanërisht gjatë periudhës së dimrit, ka thënë për një intervistë për REL, përfaqësuesi i UNHCR-së në Maqedoni, Mohamed Arif.

“Tani jemi në shtator dhe për një muaj e gjysmë që do të fillojë dimri. Kështu që ne mendojmë dhe bisedojmë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të përgatitet Qeveria, që me ndihmën e OKB-së dhe partnerët tjerë, të jetë e gatshme pë t’iu përgjigjur të gjitha ndodhive eventuale, më të mëdha dhe më serioze në dallim me atë që e kemi parë deri tani”, thotë Arif, gjatë intervistës.

Sipas përfaqësuesit të UNHCR-së , numri i emigrantëve të cilët vijnë në shtet në të ardhmen do të rritet, por për sa, askush tani për tani nuk e di.

“Tani është mjaft vështirë të thuhet saktësisht se sa do të vijnë sepse ne nuk kemi tregues, mendoj që policia greke dhe ajo turke nuk mund të na tregojnë se sa do të jetë numri i emigrantëve që do të udhëtojnë për në Maqedoni dhe Serbi gjatë periudhës së ardhshme. Rëndë është, por sipas të gjitha gjasave do të ndodh numri të rritet. Është me rëndësi që Qeveria dhe ne, të jemi të përgatitur për përballjen me situatat që do të ndodhin”, vlerëson Arif.

Në lidhje me shpalljen e vendit në gjendje krize, përfaqësuesi i UNHCR-së thotë, “Me të vërtetë nuk di pse ishte e nevojshme që Qeveria ta ndërmerr atë hap, por është e mundshme që ata të kenë logjikën dhe arsyen e vet për atë”.

Sipas Arifit, Qeveria dhe UNHCR duhet ta përgatisin një plan, i cili duhet të përgjigjet në mënyrë efikase në rast se situata përkeqësohet, apo problemi bëhet më i madh.

”Nëse numrat dyfishohen apo trefishohen, nëse fillojnë të mbyllen kufijtë, ndërkaq ka njerëz që kanë mbetur këtu, duke e pasur parasysh se vjen dimri, ne patjetër duhet të përgatitemi për t’u përballur me problemet” thotë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button