Në Paris mbahet protestë në mbështetje të refugjatëve

Në Paris, kryeqytetin e Francës u mbajt një prostë në mbështetje të refugjatëve. Qindra persona në mbështetje të refugajtëve u mblodhën në sheshin Republique pas një thirrjeje nëpërmjet faqeve të internetit nga organizatat e shoqërisë civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestën e kanë mbështetur Partia Socialiste, Komuniste, Partia e Gjelbër si dhe sindikatat e punëtorëve dhe organizata të shoqërisë civile.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime si “Hapini dyert për refugjatët”, “Ti jepet e drejta e strehimit të gjithë atyre që ndodhen nën presion”.

Gjatë protestave ka patur brohoritje me slogane kritike kundër politkanëve të Bashkimit Europian si dhe janë mbajtur në duar fotografitë e Ayan Kurdi, fëmijës që u gjend e pajetë në brigjet e Bodrumit.

Lajme të ngjashme

Back to top button