Maqedonia mundet edhe nga Luksemburgu

Se në Luksemburg nuk janë shumë të interesuar për futbollin, tregoi edhe vet fakti se për një ndeshje kualifikuese të Euro 2016, në stadium kishte vetëm 1675 tifozë, që këtë numër mundë ta kemi më të madhe edhe në ndeshjet e Ligës së Dytë të Maqedonisë.
Edhe pse me lojë dhe me raste reprezentacioni i Maqedonisë kishte dominuar 45 minutat e para, por i kotë mbeti gjithë angazhimi i tyre kur kjo nuk u konkretizua me gol. Në pjesën e parë pa dyshim se njollë e zezë ishte edhe referimi skandaloz i arbitrit kryesor Li Evans.

Goditjen e parë drejtë portës e regjistruam në minutën e shtatë nga Agim Ibraimi, që pa problem u ndal nga portieri Jonathan Joubert.
Një nga futbollistët më të mirë në pjesën e parë ishte Leonard Zhuta, i cili edhe shënoi golnë minutën e 15-të, e që arbitri anësor sinjalizoi se kishte qenë pozitë jashtë loje, për të bërë gabimin më të madh.

Deri në fund të pjesës së parë kishte edhe disa tentime nga dy reprezentacionet, por që nuk sollën ndryshim në rezultat.
Minuta e 53-të Besart Abdurahimi ishte sy me sy me portierin Jonathan Joubert dhe kur pritej te shënoj gol, ai vetëm goditi trupin e tij.

Në mimutën e 84, dhe tani më dukej se gjithçka do të merr fund, nga një aksion i i rrezikshëm Besart Ibraimi ndalet në mënyrë të palejuar në zonën e 16-të metrave dhe arbitri akordoi penalti, ndërsa pikërisht Abdurahimi vendosi që të godasë nga pika e bardhë. Edhe në këtë rast portieri Joubert u tregua më i shkathët dhe e ndali goditjen e Abdurahimit për të ndodhur përsëri befasia.

Besart Abdurahimi duke humbur penaltinë
Besart Abdurahimi duke humbur penaltinë

Dhe kur pritej fishkëllima e fundit, pasi kishte mbaruar edhe koha shtesë, nga një goditje pa orientim, topi përfundon në portën e Paçovskit, ndërsa golashënues ishte zëvendësuesi Sebastien Thill. Tani Maqedonia ka prekur fundin e tabelës, pasi edhe Luksemburgu që deri dje llogaritej si reprezentacion amator, ka marr 4 pikë. Ndeshjen e radhës Maqedonia e luan kundër Spanjës në stadiumin Arena Filipi i II-të, me 8 shtator. /PORTALB /

Lajme të ngjashme

Back to top button