DAESH shkatërron varret e lashta në Palmira të Sirisë

Një grup i organizatës terroriste DAESH të hënën ka shkatërruar disa monumente të lashta në qytetin e lashtë të Palmeras në Sirisë, sipas burimeve lokale, transmeton Anadolu Agency.

Sipas një aktivisti në Hums, Osama al-Hums, i cili për Anadolu Agency tha se militantët e DAESH kishin shkatërruar të paktën shtatë varre të lashta në Palmira, vend ky që bën pjesë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, dhe që ndodhet në provincën Hums në Sirinë perëndimore.

Javën e kaluar, organizata ekstremiste shkaktoi zemërim ndërkombëtar pasi ajo shkatërroi tempullin e lashtë Bel të Palmiras, e ndërtuar nga romakët në vitin 32 të erës sonë.

Në fillim të këtij muaji, DAESH shkatërroi tempullin Baalshamin, një tjetër tempull i lashtë në Palmira, Irina Bokova, njëra prej udhëheqësve të UNESCO-s, këtë akt e ka përshkruar si një “krim lufte”.

Lufta civile në Siri, që ka hyrë në vitin e pestë, ka lënë dhjetëra mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur.

Konflikti, i cili e ka lënë vendin të ndarë midis disa fraksioneve ndërluftuese me armatim të rëndë, ka shërbyer si një terren ushqyes për DAESH, e cila aktualisht kontrollon pjesë të konsiderueshme në Siri dhe Irak.

Lajme të ngjashme

Back to top button