Martino: Messi do ta kalojë Batistutan

Trajneri i Argjentinës, Gerardo Martino, ka deklaruar se Lionel Messi do ta thyejë rekordin e golave të shënuar për Kombëtaren e Argjentinës, të cilin aktualisht e mbanë Gabriel Batistuta.

Messi shënoi dy herë në fitoren e thellë të Argjentinës ndaj Bolivisë me rezultat 7:0 duke arritur në kuotën e 48 golave me kombëtaren, tetë më pak se Batitstuta që kishte realizuar 56.

Martino beson se Messi do ta arrijë rekodrin të cilin e mbanë sulmuesi i famshëm.

“Jam i sigurtë që Messi do ta kalojë Batistutan si lojtari me më së shumti gola për ekipin, ai po afrohet”, u tha “Tata” reporterëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button