WhatsApp me 900 milion përdorues aktivë

Pas rekordit të vendosur nga Facebook me 1 miliard përdorues aktiv brenda një dite, është radha e platformës së komunikimit WhatsApp të arrijë një tjetër rekord. Aplikacioni i komunikimit në pronësi të Facebook, raportoi se shërbimi ka arritur shifrën prej 900 milion përdoruesish aktiv në muaj.

Kjo shifër përfaqëson një rritje me 100 milion përdorues që nga muaji Prill kur kompania raportoi 800 milion përdorues, ose ndryshe një rritje me 50% në 12 muajt e fundit. 100 milion përdorues në pak muaj është një sukses i vërtetë. Duhet të pranojmë se WhatsApp është zhvilluar shumë që nga moment kur u ble nga Facebook për 19 miliard dollar, një nga shitjet më të mëdha në Silicon Valley. Në Gusht të 2014 aplikacioni kishte 600 milion përdorues, ndërsa në fund të atij viti 700 milion të tillë.

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg e përgëzoi CEO-n e WhatsApp Jan Kourn për suksesin e arritur përmes një postimi në blog. Edhe pse WhatsApp ende nuk ka arritur të thyejë rekordin e rrjetit social Facebook, shifrat tregojnë se ky aplikacion përdoret më shumë se sa aplikacionin Messenger i integruar me llogaritë e përdoruesve në Facebook. WhatsApp është bërë i disponueshëm dhe në versionin ueb, kjo ndoshta ka bërë të mundur rritjen e numrit të përdoruesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button