Risia e Apple, bateria me hidrogjen që reziston disa javë

Ndërkohë që hulumtuesit në mbarë botën po mundohen të ndërtojnë smartfona më efiçent përsa i përket konsumit të baterisë, kompania teknologjike si Samsung po mundohet ta zgjidhë problemin e baterisë me anë të karikimit me wireless.

Intel gjithashtu e mbështeti këtë ide të Samsung duke bërë të mundur që laptopët me proçesorët e saj Skylake të karikohen nga rrjeti wireless. Apple nga ana tjetër nuk ka dashur të mbështesë këtë trend, por kjo s’do të thotë se gjigandi i teknologjisë nuk është duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje.

Detajet e një patente të zotëruar nga Apple, të bëra publike, tregojnë se kompania është duke zhvilluar një lloj baterie prej hidrogjeni e cila premton disa javë kohëzgjajte pa qënë nevoja e karikimit. Në një tjetër raport nga AppleInsider mësohet se kjo teknologji synon më shumë të përdoret në pajisjet MacBook se sa në iPhonët.

Megjithatë prestigjozja angeleze TheTelegraph kohët e fundit zbuloi se firma britanike Intelligent Energy kishte implementuar një bateri e cila karikohet me hidrogjen dhe zgjat 1 javë. Sipas të dhënave kjo teknologji është premtuese ndaj do kishim dëshirë ta shihnim sa më shpejt të shëndrrohej në realitet në smartfonat tanë. Në këtë mënyrë bateria s’do të ishte më një problem.

Lajme të ngjashme

Back to top button