Një tjeter talent po i shtohet Kombëtarës Gjermane (Foto)

Kampioni i Botës, Gjermania është duke krijuar një kombëtare shumë të fuqishme për të ardhmen.

Në ndeshjen ndaj Polonisë, debutoi mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, i cili është uruar pas ndeshjes nga bashkëlojtarët e tij.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë kundër Polonisë. Morëm tri pikë shumë të vlefshme. Urime Emre Can për debutimin tënd”, kishte shkruar Schweinsteiger në fotografin që ka postuar në Facebook, ku bashkë me të ishin, Ozil, Mueller, Boateng, Neuer e Hummels.

Emre Can ishte titullar dhe luajti krejt ndeshjen në fitoren e Gjermanisë prej 3-1 kundër Polonisë dhe bëri një paraqitje fantastike, duke u lavdëruar edhe nga trajneri Joachim Low.

Schweinsteiger
Schweinsteiger

Lajme të ngjashme

Back to top button