Edhe Real Madridi reagon për refugjatët sirian

Real Madridi kanë bërë një gjest të madh. Përmes një komunikate zyrtare, Real Madridi, ka bërë të ditur se kanë dhuruar 1 milion euro donacion për refugjatët sirianë.

“Klubi ka marr këtë vendim për t’i mbështetur këta burra, gra e fëmijë në një kohë shumë të vështirë të cilët janë detyruar të braktisin shtypit e tyre për të ikur nga lufta dhe vdekja”, thuhet në komunikatën e klubit madrilen.

“Dje presidenti i klubit, Florentino Perez, ka kontaktuar me me kryeministrin, Mariano Rajoy për të folur rreth kësaj çështje. Përveç parave, Real Madridi do t’i ndihmoi refugjatët edhe me gjëra tjera, tesha, ushqim etj”, thuhet më tutje në komunikatën e Realit.

Lajme të ngjashme

Back to top button