Qyteti i konsujve i gostiti konsujt e Maqedonisë

Mundësit e investimit që i ofron qyteti i Manastirit, mbrëmë i paraqiti kryetari i komunës Vlladimir Talevski para 35 konsujve të Maqedonisë.

“Disa nga konsujt kanë treguar interes për kushtet që i ofron komuna jonë, për blerjen e tokave dhe ndërtim, për shkak se disa nga ata janë biznesmen. Në këtë mënyrë po krijohen kushte për rritjen e numrit të investitorëve në Komunën e Manastirit dhe në përgjithësi në Maqedoni”, deklaroi kryetari i kësaj komune Vlladimit Taleski.

Më pas konsujt kanë shëtitur nëpër rrugën kryesore, dhe janë njoftuar me pasurinë kulturore dhe historinë e Manastirit.

Ky është samiti i dytë me radhë i organizuar i këtij lloji. Para katër viteve në Samitin e parë kanë marrë pjesë 20 konsuj.

Lajme të ngjashme

Back to top button