Edhe sa herë do të promovohet projekti për Bit Pazarin?

Qytetarët shprehen të hutuar dhe pesimist sa i përket realizimit të projektit për Bit Pazarin i cili i promovua kohë më parë nga Komuna e Çairit. Ata shprehen se nuk është hera e parë që promovohet ky projekt dhe thonë se kjo kartë përdorët gjithmonë para zgjedhjeve.

“Nuk e di, me të vërtetë nuk di çfarë të them. Vite më parë u promovua ky projekt dhe asgjë nuk u bë. Tash dëgjoj prapë promovohet i njëjti. Çfarë mendojnë këta të BDI-së, që ne jemi budallenj, që ne nuk mbajmë mend? Është e turpshme kjo që po bëhet”, tha Agim T., qytetar.

“Është tollovi e madhe, e ndonjëherë edhe papastërti e madhe, është më se e nevojshme të investohet në këtë pjesë të qytetit, pasi që bëhet fjalë për një treg ushqimor”, tha Vllatko  Z., qytetar.

“Gjithmonë partitë shqiptare kur kanë zor, kur humbasin rejtingun fillojnë me projekte paushalle të cilat edhe nuk do të realizohen për të mashtruar popullin. Por tani disa prej nesh, shpresoj shumica janë vedijësuar. Unë për vete jam lodhur duke dëgjuar për projekte të njëjta të cilat gjithmonë para fushatave zgjedhore vendosen të përsëriten. Nuk hamë barë, jo”, tha Ismail H.,qytetar.

I pyetur nga Portalb se pse po promovohet sërish plani i njëjtë Xhingiz Hani, përgjegjës në Sektorin për Urbanizëm në komunën e Çairit se herën e parë është promovuar projekti dhe plani për investim në rregullimin e objektit të Bit Pazarit, kurse tani ka përfunduar ai.

“Herën e barë bëmë promovimin e projektit dhe planit se si do të dukej Bit Pazari, kurse tani kemi përfunduar planin urbanistik dhe po presim pëlqimin e Ministrisë së Transportit për të filluar punët”, tha Hani.

Sa i përket parave të ndara qysh herën e parë për këtë projekt, ai tha se ato para i ndan “Skopski Pazar”, pasi që kjo është pronë private.

Sa i përket fillimit të punimeve dhe realizimit të këtij projekti Han nuk kishte përgjigje konkrete. Kurse Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe drejtori i Skopski Pazar Sasho Davitkovski, kanë prezantuar po të njejtin projekt për ndryshimin e pamjes së Bit Pazarit në Shkup qysh në vitin 2013.

Ndërkaq për këtë projekt në vitin 2013 ishin ndarë 10 milion euro.

LEXO MË SHUMË:

Do të modernizohet Bit Pazari i Shkupit

Bit Pazari në gjendje të mjerueshme, projekti askund (FOTO)

Arkë e zbrazur për Bit Pazarin, projekti mbetet vetëm në letër?

Mexhiti prezantoi pamjen e re të Bit Pazarit (FOTO)

10 milion euro për modernizimin e Bit Pazarit

Lajme të ngjashme

Back to top button