Dënime dhe gjoba: Çka i pret qytetarët dhe firmat?

Duke filluar nga anulimi i lejes për vozitje e deri te shqiptimi i dënimeve prej 500 eurosh për kundërvajtje “në vendin e ngjarjes”. Këto janë vetëm një pjesë e zgjidhjeve që i propozon pushteti në Propozim-ligjin e ri për kundërvajtje. Që të miratohet duhet shumicë prej 2/3 të votave. LSDM-ja opozitare u deklarua se nuk do ta përkrahë këtë zgjidhje. Këtë e paralajmëruan edhe nga RDK-ja e Rufi Osmanit.

Edhe njëra palë edhe tjetra akuzojnë se bëhet fjalë për ligj përplot me dënime të rënda edhe për qytetarët edhe për kompanitë. Dyshaj në pushtet, VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja, thonë se 80% e ligjit edhe tani është në fuqi, nëpërmjet zgjidhjes ekzistuese. Atëherë çka përmbajnë 20% e tjera? 

Ja çka shkruan në propozimin e ligjit: 

“Gjobë për personin fizik përbëhet nga pagesa e një shume të caktuar parash, e cila nuk mund të jetë më e vogël se 15 euro në kundërvl?rë të denarëve, e as më e lartë se 2.000 euro në kundërvl?rë të denarëve.

“Gjoba për personin përgjegjës të personit juridik ose për nëpunësin zyrtar ose tregtarinindividual nuk mund të jetë më e ulët se 50 euro në kundërvl?rë të denarëve e as më e madhe se 3.000 në kundërvl?rë të denarëve, shkruan në zgjidhjen e propozuar, që menjëherë në nenin në vazhdim të lejohet rritja e mëtutjeshme e gjobave: 

“Me ligjin me të cilin është paraparë kundërvajtja, mund të parashihet edhe gjobë më e lartë se sa ajo që është përcaktuar në paragrafe”, thuhet në propozim-ligj. 

Kush dhe me çfarë baze do të përcaktojë se a duhet këto gjoba dhe dënime të rriten? – pyesin ekspertët dhe vlerësojnë se ky nen i ligjit krijon mundësi për të marrë vendime subjektive, e madje edhe duke u bazuar në përkatësinë partiake. 

Nga partia e Rufi Osmanit kërkuan nga pushteti që ta tërheqë ligjin. 

“Ndoshta më e arsyeshme do të ishte që ky ligj të tërhiqet nga procedura parlamentare, me çka lartësia e dënimeve do të harmonizohej me rrethanat sociale-ekonomike”, thotë Naxhi Xhelili nga RDK-ja. 

Pothuajse dënime dyfish më të larta parashihen edhe për firmat edhe për qytetarët. 

“Për kompanitë, në qoftë se miratohet zgjidhja e propozuar ligjore, për disa kundërvajtje të caktuara mund të paguajnë gjoba prej 1% deri në 10% të të ardhurave të tyre.” 

Në qoftë se dy kompani me të ardhura të njëjta vjetore, marrin dënim të ndryshëm në përqindje, kush garanton se ajo është shqiptuar sipas kritereve që nuk janë partiake dhe selektive, pyesin ekspertët. 

Sipas të dhënave nga Berza maqedonase për punën financiare të kompanive, të ardhurat maksimale vjetore mund të arrijnë edhe deri në 28 milionë euro. Nëse një firmë e tillë merr dënim maksimal prej 10% të të ardhurave të saj, atëherë do të duhej të paguante një dënim fantastik prej 28 milionë eurosh.   

Sipas zgjidhjes së re që e propozon qeveria, gjobat për qytetarët rriten nga vlera maksimale prej 1.000 eurosh në 2.000 euro. Gjobat që shqiptohen “në vendin e ngjarjes”, qeveria propozon që të rriten prej 200 në 500 euroGjoba për firmat, prej 2.000 eurosh rritet në 3.000. 

Sipas opozitës, ligji i përpiluar në këtë mënyrë nuk do të thotë asgjë tjetër vetëm mënyrë për mbushjen e buxhetit. 

“Kështu, gjobat për personat fizikë rriten prej 1.000 deri në 2.000 euro. Për personin përgjegjës te personat juridikë rritja është prej 2 mijë në 3 mijë euro, për kundërvajtje në vendin e ngjarjes, prej 200 në 500 euro. Madje është paraparë prej dënim prej 1 deri në 10% të të ardhurave të përgjithshme të firmës për vitin paraprak financiar, për të cilën, në mënyrë paushalle ose diskrete do të marrë vendim ai që do ta shqiptojë dënimin. Për personat juridikë gjoba rritet prej 5 mijë në 10 mijë euro.”, vlerësoi deputetja Ana Pavllovska Daneva.   

Edhe vozitësit kundërvajtës në cak, propozohet anulimi i lejeve për vozitje!   

Qytetarët dhe vozitësit profesionalë në të ardhmen mund të mbesin përgjithmonë pa leje për vozitje edhe një zgjidhje që sipas ekspetëve, por edhe për një pjesë të deputetëve është kontradiktore. 

Kështu, qeveria parasheh: 

“Gjykata do të shqiptojë sanksion për ndërpreje të vlefshmërisë së lejes për vozitje, në qoftë se është bërë kundërvajtje në fushën e komunikacionit në rrugë, me të cilën është ka pasur rrezik që të shkaktohen pasoja të rënda ose në qoftë se dorëzohet dëshmi se kundërvajtësi ka arritur 100 pikë negative në komunikacionin në rrugë në tre vitet e fundit. 

Gjatë debatit në Kuvend, deputeti Pavle Trajanov, vlerësoi: 

“Mendoj se që ta anuloni një leje për vozitje, d.m.th. jo t’ia merrni atë përkohësisht, por t’i ndërpritet vlefshmëria lejes për vozitje, më së paku është një masë kontraverze në Ligjin për kundërvajtje. Mjekut mund t’i merret licenca, nuk e di për profesionet tjera, por këtu leja merret dhe anulojet dhe kundërvajtësi, sipas të gjitha gjasave, do të duhet pas një periudhe kohore të hyjë në provim sërish që ta marrë atë përsëri. Nëse i merret licenca një mjeku, ai duhet përsëri të studiojë mjekësi që ta marrë licencën përsëri”, konsideron Trajanovi. 

Leja “e anuluar” për vozitje mund rinovohet pas 6 muajsh nga dita kur i është ndërprerë vlefshmëria, që do të thotë, se qytetarët përsëri do të duhet të paguajnë për të hyrë në provim për lejet të vozitjes. 

“Kundërvajtësi të cilit i është shqiptuar dënimi për anulimin e lejes për vozitje të kategorisë së caktuar, nuk mund të fitojë të drejtë që të vozisë automjet të kategorisë me të cilën e ka bërë kundërvajtjen për të cilën i është marrë leja e vozitjes, para se të kalojnë gjashtë muaj nga dita kur është ndërprerë vlefshmëria e lejes për vozitje. 

Do të shihet se gjatë debatit për amandamentet a do të ndryshojë diçka në zgjidhjet e propozuara. Përderisa pushteti mohon se në këtë mënyrë kërkon burime për mbushjen e buxhetit, numrat tregojnë se buxheti planifikon që nga gjobat dhe dënimet të mbledhë 36,5 milionë euro ose 6,5 milionë më tepër se sa gjatë këtij viti. 

Aneta Dodevska, Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button