Tre persona janë lënduar në një aksident trafikun në autostradën Petrovec-Shkup

­ Tre persona janë lënduar në aksidentin e trafikut që ka ndodhur paradite në orën 9:15 në autostradën Petrovec­Shkup.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, ekipet e policisë kryejnë ekspertizë në vendngjarje, ndërsa ndërkohë qarkullimi i është riorientuar.

Siç njoftuan për MIA­n nga SPB Shkup, në aksident janë përfshirë tre automjete edhe atë një automjet motorik për udhëtarë “Land rover”, me targa të Tetovës, një automjet motorik transportues “Citroen” me targa të Shtipit dhe një automjet motorik për udhëtarë “Grand çiroki”, me targa të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button