Taylor Swift akuzohet për racizëm (FOTO-VIDEO)

Videospoti i këngës “Wildes Dreams” i këngëtares Taylor Swift po cilësohet si racist.

Image

 

Spoti që flet për ëndrrat e egra është xhiruar në Afrikë me kafshë të egra dhe arsye pse kritikët e ranguan si video raciste është fakti që në të, shumica e aktorëve janë të bardhe dhe dy njerëz me ngjyrë paraqiten në prapavijë shumë pak dhe në rolin e ushtarit.

Spoti flet për dy yje filmi në vitet 1950 që luhen nga vetë këngëtarja dhe aktori Scott Eastwood.

Image

 

Regjisori Joseph Khan insiston që video sjell një histori dashurie dhe nuk ka agjendë politike, transmeton Koha.net. Por shumë fansa kanë reaguar në Twitter duke e përshkruar klipin si “mbeturinë koloniale”.

Kënga thuhet se sjell dashurinë klasike në Hollywood por në fakt pasqyron racizmin e vjetër të yjeve.

Megjithatë përkundër kritikave, video ka mbi 19 milionë klikime.

Lajme të ngjashme

Back to top button