Anketa e re IRI: Një mashtrim!

[Recension: Ekskluzive: Anketa më e re e IRI-t]

Teksti të cilin po recensojmë është rasti me të cilin dëshmohet më së miri se sa bllof del një media e cila boton informacione të pavërteta.

download (2)Linku deri te artikulli origjinal: Ekskluzive: Anketa më e re e IRI-t

Data dhe koha e publikimit: 01.09.2015

Data e recensionit: 03.09.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Shumë portale nxituan të botojnë tekstin për anketën e re të IRI-t, dhe po aq më pas botuan përgënjeshtrimin se lajmi nuk është i saktë. Në gazetari manipulimi i vetëdijshëm me opinionin është krimi më i madh ndaj profesionit. Kur kjo del dhe në publik, kredibiliteti është i shkatërruar.

Produkti gazetaresk që po e recensojmë ka paraqitur tabelën për rejtingun e subjekteve politike nga Anketa më e re e Institutit Ndërkombëtar Republikan IRI, për rejtingun e subjekteve politike në Maqedoni, edhe pse kjo anketë nuk është realizuar asnjëherë.

“Nga tabela mund të vërehet rënie drastike e partisë shqiptare në pushtet, e cila në anketën e fundit interne të IRI-t të publikuar në qershor kishte rejting prej 7 % respektivisht tani ka rënë në 4.3%, që është shumë më pak se gjysma. PDSH po në anketën e qershorit gëzonte përkrahjen e 3% ndërsa tani rejtingu i saj ka shënuar rënie gjithashtu drastike dhe tani ai është vetëm 1.1%.”

IRI ka demantuar lajmin se së fundmi kanë bërë një anketë të tillë. Ata e quajtën spekulim informacionin e fundit se IRI ka dalur me rezultate të reja për rejtingun e subjekteve politike.

“Lidhur me pyetjen për anketën e fundit nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) në Maqedoni, unë do të doja të ju informoj se hulumtimi i fundit i opinionit publik në Maqedoni, IRI e ka kryer në periudhën prej 6 deri 15 qershor të 2015 dhe është publikuar edhe në faqen e internetit.”

Demanti ka vërtetuar se lajmi që po e recensojmë është gënjeshtër dhe me të drejtë supozimi është se ka pasur për qellim manipulimin e opinionit.

Sipas kodit etik gazetaresk, përgjegjësia morale për pasaktësinë e informacionit bie mbi gazetarin. Në raste të tilla është e rëndësishme që ai vetë të ndikojë dhe të sigurojë publikimin e demantit, korrigjimit ose përgjigjes në medien ku informacioni është publikuar, autori i të cilit është ai. Ndonëse besueshmëria është lëkundur rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button