10-të produktet e bukurisë që kanë më shumë se një funksion

Mendonit se i dashuronit produktet e juaja? Prisni sa të dëgjoni mënyrat e përdorimit alternativ, kush e dinte se ishin për përdorim aq të gjerë…

Kondicioner i flokëve
Kondicioneri nuk ndikon vetëm tek flokët që i keni mbi kokë! Nëse jeni nën dush dhe nuk keni kremë për rroje, kondicioneri është i shkëlqyeshëm që të zëvendësojë atë pasiqë i zbut qimet. Kondicioneri është i mbushur me përbërës hidratues, pas rruajtjes do e bëjë lëkurën të butë.

Hijëzim i syve
A e dinit se nga pudra për hijëzim të syve mund të bëni ngjyrën tuaj të thonjve? Vetëm kombinoni një lugë çaji nga pluhuri i hijëzimit me 25-30 pika nga ngjyra e thonjve, përziej me kruajse të dhëmbëve derisa të rrafshohet.

Maskara
Nuk mund të gjeni lapsin e syve? Maskara mund të bëjë zëvendësimin e duhur, vetëm i jepni pak ngjyrë dhe përshkojeni përgjatë vijës së qepallave. Brusha e maskarasë mund të përdoret edhe për pastrimin pjesës nën thonjë.

Balsam i buzëve
Zbutja e buzëve është vetëm njëri nga funskionet e shumta që mund të kryejë balsami i buzëve. Njëra nga mundësitë e shumta është zbutja e vetullave, e flokëve të çuara përpjetë si dhe në zbutjen e pjesëve të ashpra të lëkurës në gishta dhe lëmbë.

Lapsi i vetullave
Mos e nënvlerësoni lapsin e vetullave pasiqë mund të përdoret për gjëra të shumta. Vetëm pak nga ky lapse, dhe një lëvizje e gishtit, mund të hijëzoni kapakët e syve. Mund të bartni ngjyrën e lapsit në gisht dhe të përshkoni mollëzat e faqeve për të bërë një konturim instant.keshilla-vet-grimin-makijazhin-permiresohuni

Skuqës vs Buzëkuq
Dëshironi që ngjyra e skuqësit tuaj të përshtatet me atë që e keni në buzë, bëni përzierjen e pluhurit për skuqje me balsam të buzëve dhe do të keni të njejtën në të dyjat. Nëse dëshironi të bëni të kundërtën, të përdorni buzëkuqin si skuqës për faqet e juaja, buzëkuqi do të shtresohet lehtësisht në lëkurën tuaj.

Locion për duar
Jo vetëm që është krema e besueshme që zbutë dhe hidraton duart- është edhe luftuesi më i mirë i të dredhurit e flokëve. Vendoseni një sasi të vogël në dorë dhe përshkoni flokët që të zbutni dredhimin.

Nënvizues i lëngshëm
Ka më shumë se një mënyrë për të përdorur nënvizuesin e lëngshëm. Provoni të përzieni atë me hidratuesin e trupit tuaj që të krijoni nëj shkëlqim të njomë në tërë trupin tuaj.

Pudër e pangjitur
Pudra e pangjitur dhe pangjyrë mund të bëjë më tepër sesa humbjen e shkëlqimit. Provoni ta përdorni si “gomë” që do i fshijë gabimet e makijazhit tuaj, mund të përshkohet në qepalla si trashës instant para se t`u aplikoni maskara. Pudra e pangjitur mund të mbajë buzëkuqin në vend.

Spërkatëse e flokëve – Spray
Spërkatëset i mbajnë flokët- mirëpo shërbejnë edhe në mbajtjen e vetullave në vend. Vetëm merreni brushën e dhëmbëve apo të vetullave, spërkateni dhe përshkojeni nëpër vetulla. Jashtë kozmetikës, spërkatësja e flokëve mund të përdoret për eliminimin e njollave nga rrobat- vetëm spërkateni vendin para larjes!

Lajme të ngjashme

Back to top button