fbpx

Në Tokë janë më shumë se 3 trilionë pemë

Sipas një studimi të ri, në planetin tokë janë mbi 3 trilionë pemë.

Shifra është 8 herë më e madhe se vlerësimi i mëparshëm, që numëronte rreth 400 miliardë pemë.

Ky studim është kryer nga Thomas Crowther nga Yale University dhe kolegët e tij, të cilët kombinuan një masë të dhënash të mbledhura nga vëzhgimet me fotot satelitore.

Studimi është publikuar në revistën “Nature”, dhe grupi i studiuesve ka deklaruar se shifra e re tregon se ekzistojnë rreth 420 pemë për çdo banor të planetit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Deri tani, vlerësimet për numrin e pemëve në Tokë ishin bazuar kryesisht në të dhënat satelitore, por nuk ishin në gjendje të arrinin një shkallë të lartë saktësie.

Sipas studiuesve, shifra e re e konstatuar do të përbëjë tashmë një bazë solide për një rreze të gjerë kërkimesh, përfshirë ato për florën, faunën por edhe klimën. Pemët luajnë një rol të rëndësishëm në asgjësimin e gazit të dioksidit të karbonit që çlirohet në atmosferë.

Por doktor Crowther tha për BBC: “Nuk është se ne kemi zbuluar një prani të re pemësh, as nivel të ri karboni. Ne thjesht po përshkruajmë sistemin pyjor global në shifra, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë dhe që shkencëtarët e politikëbërësit t’i përdorin”.

Lajme të ngjashme

Back to top button