Shenjat që paralajmërojnë shëndetin e keq

A jemi me të vërtetë të shëndetshëm?

Zakonisht ne besojmë se në qoftë se nuk na dhemb ose nuk na shqetëson asgjë, atëherë ne jemi të shëndetshem.

Por, rezulton se nganjëherë disa imtësira të vogla, mund të nxjerrin në pah shumë problem mjekësore që ne thjesht nuk e kuptojm që i kemi, transmeton Klan Kosova.

Ja disa nga ato:

Buzët janë të plasaritura- Kur buzët tona janë të çara, veçanërisht në dy anët e gojës, ato trefojnë se kemi mungesë të madhe të vitaminës B12. Kjo vitamin mund të shkaktojë anemi dhe do të duhet një kurë e menjëhereshme, ose me ushqim ose me pilula që kanë këtë vitaminë.

Ju kap të ftohtë shumë herë- Nëse papritur vëreni se jeni duke teshtitur shumë herë dhe keni të ftohtë më shumë se zakonisht, kjo ndodhë ngase sistemi juaj imunitar është dobësuar. Ju keni humbur vitaminë C në trupin tuaj, ose thjesht ju ka kapur një virus që ju nuk keni qenë të vetëdijshëm për të.

Urina juaj është shumë e verdhë- Është e rekomanduar për të gjetur ngjyrën tuaj të urinës, sepse ai është një tregues I madh për shëndetin tuaj. Shembull, nëse ju pini mjaft, urina juaj duhet të jetë e qartë dhe e pangjyrë. Nga ana tjetër, nëse ajo është shumë e errët ajo nxjerr në pah një problem me veshkët tuaja.

Keni problem me lëkurën e fytyrës- Nëse ju keni shenja në fytyrë, ose një lëkurë më ndryshe dhe nuk e keni vënë re më parë, ajo mund të nxjerrë në pah disa gjëra. Njëra prej tyre është nuk jeni duke u kujdesur për lëkurën tuaj. Mos harroni lëkura është organi më kryesor I trupit tonë, nuk duhet të injorohen shenjat e saj.

Nuk jeni duke fjetur mirë- Nësë vini re se nuk jeni duke fjetur siç duhet, këtu duhet të ndezet një dritë të kuqe. Problemet me gjumë vënë në dukje një serë problemesh të këqija shëndetësore nga stresi e deri të sistemi imunitar.

Lajme të ngjashme

Back to top button