Reagimi i botës për refugjatin e vogël sirian, i gjetur në ujërat e Mesdheut

Përdoruesit nëpër rrjetet sociale kanë reaguar me pikëllim dhe frustrim për fotografitë tmerruese të djaloshit të vogël sirian, trupi i pajetë i të cilit u shfaq në një plazh në Mesdhe.

Në këto fotografi të tmerrshme, Aylan Kurdi, 3-vjeçar, shihet i shtrirë në plazhin e Bodrumit të Turqisë, pasi ishte fundosur së bashku me nënën e tij Rehani, 35-vjeçare, dhe vëllanë e tij Galipin, 5-vjeçar.

Familja e pashpresë ishte larguar nga Kobane shkaku i ISIS-it dhe ndodheshin në anijen e cila u fundos në ishullin Kos të Greqisë. Vetëm babai i tyre Abdullahu mbijetoi.

Përdoruesit e rrjeteve sociale reaguan ndaj këtij rasti duke krijuar punime artistike në bazë të fotografisë së Aylanit të vdekur, i cili në shumicën e tyre portretizohet si engjëll.


Lajme të ngjashme

Back to top button