Human Rights Watch dënon “indiferencën” e BE-së

Pamjet e një fëmije të vdekur, trupi i të cilit është gjetur të mërkurën në brigjet e detit të Turqisë, janë botuar nga shumë gazeta anembanë.

Në to shihet trupi i pajetë i fëmijës, të cilin e bart një ushtar turk.

Autoritetet turke besojnë se djali ishte në mesin e 13 emigrantëve sirianë, anija e të cilëve u fundos të mërkurën, gjatë rrugëtimit nga Turqia për në Greqi.

Fotografinë e ka publikuar edhe Human Rights Watch, raporton Rel. Drejtori i emergjencave të kësaj organizate botërore, Peter Bouckaert, në një shkrim të vetin, e ka dënuar ashpër atë që ai e ka quajtur indiferencë të liderëve evropianë karshi emigrantëve që po marrin një rrugë të rrezikshme për të ikur nga lufta dhe varfëria.

Lajme të ngjashme

Back to top button