Policia hungareze ndalon trenin me refugjatë, i dërgon në kamp

Policia e Hungarisë ka ndaluar trenin e parë me refugjatë i cili sot nga Budapesti ka udhëtuar për në Sopron në afërsi të kufirit me Austrinë.

Policia refugjatëve u ka thënë që të zbresin në vendin Bick ku gjendet qendra pranuese e Hungarisë. Udhëtarët e mbetur siq njofton Reuters kanë kaluar në një tren tjetër.

Refugjatët kanë goditur dritaret e trenit duke bërtitur: “Jo në kamp, jo kamp”. Në afërsi të trenit janë afruar rreth 50 policë.

Dhjetëra refugjatë, janë shtrirë në binarë në stacionin hekurudhor te qyteti Bick duke kundërshtuar vendimin e policisë që t’i dërgojnë në qendrën më të afërt pranuese derisa tjerët kanë tentuar të ikin nga policisë.

Policia ka zbrazur një vagon derisa janë edhe pesë vagonë tjerë me refugjatë që edhe më tej qëndrojnë në stacion.

Agjencia hungareze MTI shkruan se refugjatët janë bartur me autobusë deri tek kampi më I afërt.

Qyteti Bick gjendet rreth 40 kilometra në perëndim të Budapestit.

Më herët ishte bërë e ditur se refugjatët janë lejuar që të nisen me tren drejt Austrisë derisa policia e kësja të fundit ka deklaruar se nuk do t’i kontrollojë as regjistrojë refugjatët por do t’i lejojë që të vazhdojnë rrugën për Gjermani.

Lajme të ngjashme

Back to top button