​Merkel i përgjigjet kryeministrit hungarez: Është detyrë e të gjithëve tu ndihmojmë emigrantëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit hungarez se kriza me emigrantët është problem i Gjermanisë.
Merkel në një konferencë për media nga Zvicra, ku po qëndron aktualisht dhe u nderua me një doktoratë nderi, ka theksuar se të gjitha vendet kanë për detyrë tu ofrojnë mbrojtje refugjatëve që largohen nga luftërat dhe persekutimet, përcjell në shqip Gazeta Express. Ajo tha se kjo përcaktohet edhe me konventë të OKB’së, raporton BBC.

Sipas kancelares, Gjermania është duke vepruar ashtu siç duhet vepruar çdo vend evropian.

Merkel ka pranuar se vendet si Hungaria apo Greqia duhet të mbrojnë kufijtë e tyre të jashtëm, transmeton Gazeta Expres, por nga ana tjetër bënë thirrje që konventat për refugjatë janë të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjitha vendet.

Ndryshe, pasditen e së enjtes kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi se kriza me emigrantë me të cilën po përballet edhe vendi që ai drejton, është “problem gjerman”, e që sipas tij ata që ia mësyjnë BE’së “duhet shkuar në Gjermani”.

Komentet e kryeministrit hungarez erdhën pasi autoritetet atje hapen për emigrantë stacionin kryesorë hekurudhorë të Budapestit, pas dy ditëve ndalesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button