Turqia filloi ndërtimin e murit ‘të Berlinit’ në kufi me Sirinë

Turqia filloi ndërtimin e mureve në pjesët e kufirit me Sirinë, të cilat kalohen më shpesh në mënyrë të paligjshme.

Ndërtimi filloi në rrethinat e qytetit Nusaybin. Lartësia e murit është 2 metra dhe në krye të tij do të vendoset një tel me gjemba. Ende nuk ka njoftime mbi gjatësinë e gardhit në fjalë.

Më parë u njoftua gjithashtu mbi planet e Ankarasë për të ndërtuar një mur në një seksion tjetër të kufirit në provincën Hatay. Këtu gjatësia e gardhit do të jetë 2.5 km. Gjatësia e përgjithshme e kufirit turko-sirian është më shumë se 800 km.

Lajme të ngjashme

Back to top button