Pesë vjet burg për vozitësin që e ka shkelur gazetaren te “Zebra”

“Pesë vjet dënim me burg”, ky është dënimi të cilin e ka sjellë Gjykata, në seancën e sotme gjyqësore në të cilën u gjykua Bojan Bllazhevski, i akuzuar për aksidentin që ka ndodhur në korrik të këtij viti në QT “Zebra” ku humbi jetën gazetarja Suzana Todorovska-Pavllovska.

Bllazhovski është gjykuar për veprat e rënda penale kundër njerëzve dhe pronës në trafik. Për sjelljen e vendimit Gjykata si rrethana urgjente për rastin i ka marrë ngjarjet e shumta si dhe hovin e madh me të cilën kjo dukuri gjithnjë e më shumë shtohet, veç asaj Bllazhevski është edhe i varur nga droga. Ndërkaq si rrethana lehtësuese për të akuzuarin Gjykata i ka marrë ato se ai është i ri, i pagjykuar, gjendjen e tij shëndetësore si dhe atë që i akuzuari ka shprehur keqardhje dhe është penduar, njofton kanal77.

I akuzuari, Bojan Bllazhevski
I akuzuari, Bojan Bllazhevski

Bllazhevski do të mbetet në paraburgim deri kur të hyjë vendimi i Gjykatës në fuqi.

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button