Rriten pagat për të punësuarit në Agjencionin për Punësim

Rriten pagat për të punësuar në Agjencionin për punësim, ka deklaruar sot ministri për Punë dhe Politikë Sociale Dime Spasov, i cili sot me Sindikatin për administratë publike për herë të parë pas 30 vjetëve kanë nënshkruar marrëveshje për rregullimin e të drejtave, detyrave dhe përgjegjësive për marrëdhënie pune në Agjencionin për Punësim të Republikës së Maqedonisë.

“Prej tani të punësuarit në vendin dhe nivelin e njëjtë të punës do të kenë numër të njëjtë të vlerës së pikëve për pagë. Deri më tani të punësuarit me shkollim të mesme si arkivist, kontabilist apo arkëtar në Agjencionin për Punësim kanë marrë pagë me vlerë prej 14.000 denarë, ndërkaq prej tani, do të marrin 16.000 denarë. Sportelistët referent kanë qenë të paguar me vlerë prej 16.000 denarë, ndërkaq tani do të marrim 20.000 denarë”, ka thënë Spasov.

Të punësuarit në qendrat për punësim me arsim të lartë si punëtorë për shërbime dhe përkrahje gjatë punësimit, kanë marrë pagë 18.000 denarë, ndërkaq tani do të marrin 24.000 denarë. Për këtë qëllim janë ndarë mjete për rritjen e pagave në nivel vjetor prej 28.800.000 denarë, për 490 të punësuar.

Sipas drejtorit të Agjencionit për Punësim të Republikës së Maqedonisë, Vllatko Popovski, në këtë mënyrë përgjithmonë zgjidhet padrejtësia e të gjithë punëtorëve që janë të punësuar në APRM të cilët kanë pagë të njëjtë fillestare, njofton Plusinfo.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button