Gjykata solli vendim t’i kthehet qendra arsimore “Klubit Elita”

Shoqata për Edukim Arsimor dhe Kulturor “Klubi ELITA” e informon opinionin e gjerë se pas një zvarritjeje tetëmujore, Gjykata e Shkupit solli vendim mbi çështjen ligjore mes “Klubit ELITA” dhe  Komunës së Çairit lidhur me objektin e Qendrës Arsimore të “Klubit Elita”, që në bazë të kontratës së përbashkët e ka në shfrytëzim “Klubi ELITA”, ndërsa të njëjtën  zyrtarët e Komunës së Çairit e uzurpuan dhunshëm pa të drejtë ligjore. Me këtë rast Gjykata sjelli vendimin (5TC-55/15) në vijim ku ndër të tjerat thuhet:

“…OBLIGOHET i padituri KOMUNA ÇAIR Shkup MENJËHERË ta rivendos gjendjen e mëparshme të menaxhimit, në mënyrë që do t’i mundësojë paditësit qasje të papenguar dhe menaxhim me objektin e zyrës dhe oborrin e saj, të marrë me qira, që gjendet në rr. Serava p.n. (78), i cili është në kuadër të BL “Cvetan Dimov” – Shkup, si dhe qasje deri te inventari i tyre i mbetur në objektin në fjalë, ndërsa gjithë kjo duhet të bëhet në afat prej tetë ditëve nga pranimi i vendimit.

OBLIGOHET  i padituri KOMUNA ÇAIR Shkup të ndalojë me pengimin e menaxhimit të objektit nga lënda në fjalë – objektit të zyrës që gjendet në rr. Serava p.n. (78), që gjendet në kuadër të BL “Cvetan Dimov” – Shkup me hapësirë të përgjithshme 573 m2, nga të cilat: 202 m2 hapësira  zyre dhe 370.55 m2 oborr dhe të menaxhimit të inventarit të mbetur në objektin  në fjalë dhe në të ardhmen të përmbahen nga pengime të këtilla dhe të ngjashme ose të marrjes së menaxhimit…”.

Me këtë vendim shoqata “Klubi ELITA” gjykon se drejtësia erdhi në vend dhe turpi i përdorimit të dhunës i mbeti Komunës së Çairit, gjegjësisht Izet Mexhitit dhe të dërguarve të tij, Rami Qerimi dhe Ejup Ademi.

Përkundër asaj se ata e keqpërdorin institucionin dhe nxisin vëllavrasjen, vetëm për shkak të kapricieve të tyre për prona publike, ne nuk u bëmë viktima të atyre provokimeve dhe nuk lejuam që askush të lëndohet. Por, nuk mund t’u ndihmojmë më shumë që edhe të mos turpërohen. Më shumë se kaq nuk mund të bëjmë. Sot drejtësia u rivendos dhe aktivitetet e zhvendosura në lokale të tjera së shpejti do të rikthehen në Qendrën Arsimore “Klubi ELITA” ,

Po ashtu e informojmë opinionin e gjerë se janë ngritur padi të tjera ndaj Komunës së Çairit dhe Izet Mexhitit mbi dëmshpërblimin e plotë si pasojë e pengimit të aktiviteteve gjatë këtyre tetë muajve të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button