Ademi mungon ndaj Luksemburgut dhe Spanjës

Tani më është konfirmuar se Maqedonia në dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin “Francë 2016”, kundër Luksemburgut dhe Spanjës do të jetë pa Arian Ademin, që është dhe shtylla e mesfushës së reprezentacionit. Por për të qenë edhe më vështirë për seleksionuesin Druloviq, mësohet se reprezentacioni ka mbetur edhe pa Siljanovskin, i cili ka gjithashtu lëndim.

Lajmin për këto mungesa e ka dhënë vetë seleksionuesi Druloviq, në konferencën për shtyp një ditë para nisjes për në Luksemburg.

“Në  ditët e fundit Ademi kishte stërvitje personale. Pa stërvitje ekipore është vërtet shumë vështirë që të jesh gati për dy ditë të paraqitesh në ndeshje shumë të rëndësishme, andaj nuk shpresojmë në ndihmën e tij për këto dy duele. Gjithashtu nuk shpresojmë as në ndihmën e Siljanovskit”, ka thënë seleksionuesi Druloviq.

Ky është nj problem shumë i madh për Druloviqin, i cili dje në vend të Siljanovskit e kishte ftuar Brdarovskin, por për Ademin i cili është lojtari kyq i mesfushës nuk ka zëvendësim. Kundër Luksemburgut Maqedonia do të jetë edhe pa Ferhan Hasanin, i cili do të vuaj mungesën shkaku i kartonit të kuq që kushte marrë në ndeshjen kundër Sllovakisë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button