fbpx

Aplikacion i ri nga MPB, “paraqit person të dyshimtë”

Aplikacioni i publikuar për shkarkim në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme “Paraqit person të dyshimtë”, është bërë për të paraqitur çdo lloj të dhëne apo informate për ndonjë person që përgatit, bën apo ka bërë vepër penale.

Nëse e hapni aplikacionin, do të duhet që të mbushni një formular me të dhëna detale për të dyshuarin, por dhe për veten tuaj si paraqitës i personit.

Nga Sektori për Marrëdhënie me Publikun në MPB, thonë që qëllimi është që qytetarëve t’u mundësohet të paraqesin person të dyshuar dhe të ngelen anonim, pa pasur nevojë që të lajmërohen në telefonin kujdestar të policisë 192. Thonë që aplikacioni deri më tani po tregohet i suksesshëm dhe nëpërmjet tij tanimë janë paraqitur shumë raste.

Pas mbushjes së formularit të aplikacionit, mbushësi merr porosi elektronike dhe automatikisht vërtetohet se a është bërë paraqitja apo jo. Këtu mbaron detyra për paraqitësin e “personit të dyshuar”, personat kompetentë nuk janë të detyruar të kthej informatë për procesin e mëtutjeshëm të rastit.

Në pyetjen se si do të sanksionohen të gjithë ata që paraqesin raste të rreme e cila dënohet edhe sipas Ligjit Penal të Republikës së Maqedonisë. Nga MPB thonë që nëse konstatohet se paraqitja është e rremë, paraqitësi do të gjendet sipas lokacionit dhe do të dënohet sipas ligjit.

Për rastet urgjente, apelohet që të përdoret telefoni kujdestar 192, në vend të aplikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button