Liqeni më i rrezikshëm në botë!

Liqeni Karachay, i cili ndodhet në pjesën jugore të malit Ural, është liqeni më i rrezikshëm në botë. Nëse qëndroni në afërsi të liqenit për më pak se një orë mund të merrni dozë vdekjeprurëse radioaktive.

Gjatë 40 viteve të shekullit të kaluar në këtë vend ka qenë “Majak”, fabrika e fshehtë e Rusisë për prodhimin e armëve nukleare, këtu është bërë prodhimi i plutoniumit, për projektin e bombës atomike.

Këtë fabrikë qeveria ruse e ka fshehur, madje pas 50 viteve Boris Ellcin e ka shpallur këtë vend zonë të hapur. Shkencëtarët perëndimorë, kur kanë marrë vesh, kanë shkuar për ta inspektuar këtë vend, dhe e kanë shpallur si vendin më të ndotur në botë. Për fat të keq, ende është më i ndoturi.

Sepse është bërë vend për gjuajtjen e mbetjeve radioaktive. Jo vetëm liqeni është i ndotur, por edhe vendi dhe ajri përreth ka arritur shkallë shumë të lartë të ndotjes. Në vendet që janë në afërsi të liqenit është rritur vdekja e njerëzve nga kanceri për 21%, lindja e fëmijë me deformitete për 25%, ndërkaq për 41% është rritur numri i njerëzve të sëmurë nga leukemia.

Për këtë, fusha rreth liqenit është tërësisht e mbyllur për vizitorët, sepse vetëm afrimi në liqen ka mundësi të jetë fatale për jetën e njerëzve, transmeton Tvorbis.

Lajme të ngjashme

Back to top button