Rreth 3.500 emigrantë dje kanë hyrë në Maqedoni

Me pesë trena special emigrantët gjatë ditës së djeshme nëpërmjet rrugës hekurudhore kanë arritur në kampin pranues të Gjevgjelisë që më pas për t’u transferuar në atë të Tabanocit.

Sipas vlerësimit të UNHCR-së, gjatë ditës së djeshme nga Gjevgjelia për në Tananoc kanë udhëtuar rreth 3.500 emigrantë, të cilët pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të bartur me tren, ndërkaq ka pasur edhe prej atyre që kanë shkuar me autobus dhe taksi.

Sipas tyre, punët në terren, në kampin pranues po zhvillohen pa probleme, të gjithë që janë të inkuadruar për t’u ndihmuar emigrantëve dhe për të dalë nga kjo krizë ndihmojnë, ndërkaq është arritur nivel më i lartë edhe në organizimin e transportit për emigrantët të cilët menjëherë pas evidentimit largohen nga kufiri jugor për në atë verior, njofton A1on.

Lajme të ngjashme

Back to top button