Shqipëria tri pozita më dobët, vazhdon rënia e Maqedonisë

Sot FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve në futboll për muajin e shkuar. Tri vendet e para të kësaj liste kanë mbetur të njëjta me atë të fundit.

Reprezentacioni i Maqedonisë ka pësuar rënie për një pozitë në listën e fundit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), dhe tani nga pozita e 104 verdhë e kuqtë do të kërkojnë renditje më të mirë, e për çka janë të nevojshme edhe rezultate më të mira në ndeshjet e radhës kualifikuese në duelet kundër Luksemburgut dhe Spanjës.

Kombëtarja e Shqipërisë është pozicionuar tash në vendin e 25-të, që i bie se ka rënë për tre vende nga renditja paraprake, kur zinte vendin e  22-të.

Renditja e FIFA

E veçanta e kësaj rangliste tash është se Uellsi pozicionohet në vendin e 9-të, kurse Anglia në atë të 10-të dhe kjo ndodhë për herë të parë në histori. Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button