Parashikime tmerruese me qasje të pakujdesshme ndaj fakteve

Tekst i lehtë për konsumim të relaksuar veror. I tillë është dashur të jetë, mirëpo diku gjërat kanë shkuar gabim. Kështu, në vend të freskimit nga temat e nxehta politike në skenën vendore dhe nga problemet rajonale dhe globale, kemi një artikull-dhallë, i cili jo vetëm që nuk relakson, por pas leximit shkakton edhe nervozë nga sipërfaqësia, paushaliteti dhe kontradiktat që e karakterizojnë atë.

44444Linku deri te artikulli origjinal: Më 28 shtator vërshime dhe tërmete – po atë mbrëmje Hënë e përgjakshme dhe Super Hënë

Data dhe koha e publikimit: 30.08.2015, 11:45

Data e recensionit: 01.09.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

SENZACIONALIZËM EDHE ME ÇMIM TË VETËLËNDIMIT

Senzacionalizmi “shitet” lehtë dhe në këtë nuk ka asgjë të re, asgjë befasuese, mirëpo nëse nuk ka masë në plasimin e informatave në mënyrë “bombastike” dhe nëse hyhet në terrenin e përhapjes së panikut, atëherë nga këndvështrimi gazetaresk, ka problem. Pse ka pasur nevojë për titull ultrasenzacionalist “Më 28 shtator vërshime dhe tërmete – po atë mbrëmje Hënë e përgjakshme dhe Super Hënë”, i cili ka edhe paralajmërime apokaliptike, që më pas në tekst të “qetësohet topi” me përfundimin se “еkspertët thonë se nuk ka arsye për shqetësim, batica do të jetë më e lartë se më parë, mirëpo vetëm pesë centimetra më e lartë se sa batica më e lartë në njëzet vitet e fundit”?! Përgjigja është në atë se, siç thamë, senzacionet sjellin klikime, numri i të cilave, sado jorelevant të jetë teksti, është në proporcion të drejtë me fitimin nga marketingu, së paku këtu te ne. Mirëpo, kjo assesi nuk e arsyeton veprimin e palogjikshëm që titulli të jetë në kundërshtim me brendinë e artikullit. Domethënë, “baticë më e lartë për 5 сcentimetra” nuk nënkupton “tërmete dhe vërshime”!!! Nëse diçka titullohet me vërshime dhe tërmete, është e pritshme që me të vërtetë do të flitet për mundësi serioze të vërshimeve, e jo se do të demantohet skenari i tillë. Ky është shembull i vetëlëndimit mediatik, dhe e gjitha për shkak të senzacionalizmit të paargumentuar dhe të fryrë.

Këtu nuk përfundojnë problemet. Leximi i mëtutjeshëm e tregon edhe sipërfaqësinë me të cilën i është qasur temës dhe mosbërja e dallimit ndërmjet bindjeve dhe njohurive shkencore:

“Shumë njerëz janë të bindur se Hëna dhe lidhshmëria e saj me Diellin ndikojnë mbi baticën dhe vërshimet, mirëpo edhe mbi tërmetet, erupcionet e vullkaneve, ndërsa ata që besojnë në “parashikimin për hënën e përgjakshme” thonë se do të pasojë apokalipsa.”

Si mund ndikimi i vërtetuar shkencërisht i Diellit dhe Hënës mbi dukurinë e baticës të barazohet me njëfarë “besimin e shumë njerëzve se ka njëfarë lidhshmërie”. Më së paku është nebuloze që në shportën e njëjtë të futen batica dhe dukuria e hënës së “kuqe” si fenomene të sqaruara nga njëra anë dhe bestytnitë e dikujt, të cilët në këtë rast nuk janë emërtuar, nga ana tjetër. Thjesht, në tekst nuk është bërë dallimi i nevojshëm dhe i domosdoshëm ndërmjet fakteve shkencore dhe tregimeve popullore për fatkeqësitë që pasojnë pas “hënës së përgjakshme”. Kjo është rezultat i qasjes së pakujdesshme, angazhimit të pamjaftueshëm dhe me gjasë përkthimit të keq nga artikujt e mundshëm origjinalë.

Domethënë, mos u shqetësoni, siç na sugjeron teksti, nuk do të ketë vërshime, mirëpo nuk ka garanci se “tërmetet dhe vërshimet e këtilla mediatike” nuk do të paraqiten përsëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button