Ahmeti: Asnjë nga partitë politike nuk guxon që të vë në rrezik perspektivën euroatlantike

Sot në rezidencën franceze në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka realizuar takim me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Francës të prirur nga  Arlem Dezir, Sekretar Shtetëror për çështje evropiane.

Ahmeti dhe Dezir diskutuan rreth marrëveshjes së Przhinos, negociatave të grupeve të punës, çështjen e emrit dhe integrimin euroatlantik si dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Ahmeti theksoi që marrëveshja e Przhinos duhet të zbatohet në tërësi dhe partitë duhet që të dëshmojnë përkushtim.

“BDI angazhohet që kjo marrëveshje të ketë sukses sepse kjo do të përforcon rrugëtimin tonë EuroAtlantik dhe do ti përforcon institucionet e vendit. Asnjë nga partitë politike nuk guxon që të vë në rrezik perspektivën euroatlantike”, tha Ahmeti.

Dezir theksoi që  Ahmeti dhe BDI kanë luajtur rol të rëndësishëm në vend dhe theksoi që Franca do të vijoj mbështetjen për Maqedoninë, por kërkoi zbatim të përpiktë të  Marrëveshjes së Przhinos.

Në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike, Ahmeti foli për dallimet me partitë maqedonase në lidhje me zbatimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në frymë dhe germë.

Lajme të ngjashme

Back to top button