Naser Demiri emërohet zëvendës drejtor i ri i DAP-it

Naser Demiri merë postin e zëvendës drejtorit gjeneral të Drejtorisë për të Ardhura Publike  (DAP) në Maqedoni.

Emërimi i tij, është bërë sot në seancën e jashtëzakonshme të qeverisë së Maqedonisë. Demiri njihet si profesionist i dëshmuar në fushën e Financave, me një eksperiencë të bujshme në kabinetin e zëvendës ministrit të financave dhe para se të merr këtë post ai ka punuar si këshilltar i lart në Agjencinë për Investime të huaja.

Demiri vjen si kuadër i BDI-së nga dega e Tetovës, emërimi i tij vjen si post i degës së Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button