Shuto Orizare me shkollë të mesme

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abilaqim Ademi, kryeministri Nikolla Gruevski dhe Amdi Bajram , sot e kanë lëshuar në përdorim shkollën e mesme në Shuto Orizare. Investimi i plotë i ndërtimit të kësaj shkolle ka kushtuar 85.000.000 denarë, njofton Netpres.

Në këtë shkollë të mesme do të ketë disa drejtime. Nxënësit do të munden të regjistrohen për mjekësi (profili arsimor, motër medicionale), ndërtimtari – fushë gjeodezike (profili arsimor, profesionist ndërtimtarie), hotelieri – drejtimi turistik (profili arsimor, kamarier), ekonomi – juridike dhe tregtare (profili arsimor, profesionist ekonomik) dhe shërbime personale (profili arsimor, parukier)

Shkolla zë hapësirë 4405 metër katrorë. Ka 12 klasa, 4 kabinete, sallë të madhe të sportit, hapësirë leximi dhe bibliotekë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button