Komuna e Studeniçanit, 470 nxënës të malësis paisen me mjete mësimore

Kryetari i Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki, të mërkurën mori pjesë në aksionin humanitar, i cili parasheh shpërndarjen e pakove me mjete arsimore për 470 nxënës të fshtarave, Koliçan i Poshtëm, Koliçan i Epërm, Pagarushë, Vërtekicë, Cvetovë dhe Ellovë.
kolican4
“Për 470 nxënës të fshatërave Koliçan i Poshtëm, Koliçan i Epërm, Pagarushë, Vërtekicë, Cvetovë dhe Ellovë të Komunës së Studeniçanit janë siguruar çanta, fletore dhe komplet mjete të nevopjshme për të vijuar procesin edukativo arsimor për këtë vit. Të gjithë këto janë dërguar falas si ndihmë-donacion nga Shoqata nga Turqia “Rumeli Turkleri Kultur ve Danisma Dernegi”. Në shpërndarjen e këtyre mjeteve mësimore kanë marr pjesë krahës kryetarit Sadiki edhe përfaqësues të shoqatës “Jeni Jëlldës” nga Koliçani i Poshtëm, që janë të autorizuar këtë vitë si shoqatë për ta bërë ndarjen e ndihmave”, informon shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit.
Kryetari Sadiki gjatë shpërndarjeve të këtyre mjeteve mësimore falenderojë të gjithë që janë angazhur në këtë projekt fisnik e bujar dhe theksoi se në këtë drejtim komuna po vazhdon kontaktet me organizata të ndryshme me qëllim të sigurimit të kushteve më të mira për nxënësit e shkollave të Komunës së Studeniçanit.
“Në emër të gjithë qytetarëve të Komunës sonë, si dhe në emër të gjithë nxënësve që janë shfrytëzuesë direkt të ndihmave, i falënderojmë nga zemra për këtë ndihmë të madhe organizatës nga Turqia. Është një projektë shumë i qëlluar humanitar, kur kihet parasyshë se në përgjithësi mbretëron krizë ekonomike te një numër i madh i qytetarëve, kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për familjet e këtyre vendbanimeve. Ne të gjitha kontaktet tona si komunë që kemi me institucione dhe organizata të ndryshme nga vendi dhe nga jashtë sikur se deri më sot edhe në të ardhmen do të bëjm përpjekje maksimale që në të gjitha projektet të jenë përfituesë qytetarët e komunës sonë”, theksoi kryetari Sadiki gjatë shpërndarjes së ndihmave.

Lajme të ngjashme

Back to top button