Radhë të gjata të refugjatëve për azil në Belgjikë

Refugjatët kryesisht nga Lindja e Mesme dhe vendet afrikane të cilët kanë mundur të mbërrijnë në mënyrë ilegale në kryeqytetin e Belgjikës në Bruksel, po përpiqen të aplikojnë zyrtarisht duke kërkuar azil në këtë vend

Refugjatët që në orët e para të mëngjesit mblidhen para Komisariatit të përgjithshëm për refugjatë në kryeqytet duke formuar radhë të gjata.

Çdo mëngjes ata presin në radhët e gjata për të kryer aplikimin për azil. Ndërsa qendra e aplikimeve të refugjatëve në Belgjikë pranon aplikimet vetëm mes orës 08.00-09-00 të mëngjesit dhe më pas mbyll dyert e saj, raporton Anadolu Agency.

Refugjatët të cilët nuk mundin të hyjnë brenda në orët e para të mëngjesit detyrohen të presin ditën e nesërme të punës.

Shumë persona dhe organizata civile që mësojnë për këtë situatë ndihmojnë me ushqime dhe veshje refugjatët të cilët mbesin në situata të vështira në rrugë.

Pjesa më e madhe e refugjatëve që mbërrijnë në Belgjikë janë sirianë.

Gjithashtu edhe një numër i madh i refugjatëve nga Iraku, Somalia dhe Afganistani kërkojnë azil në Belgjikë.

Image
Image

Lajme të ngjashme

Back to top button