Është shpallur vendimi për 125 ushtarët e rinj profesionistë

Ministria e Mbrojtjes, sot e ka shpallur vendimin për zgjedhjen e ushtarëve profesionistë në njësitet speciale dhe kategoritë e tjera të Armatës në faqen e saj zyrtare.

Ashtu siç ka njoftuar ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski që në fillim të këtij vitit, gjatë vitit 2015 do të pranohen 250 ushtarë të rinj profesionist në Armatën e Republikën e Maqedonisë.

Sot është shpallur vendimi për pranim të 125 kandidatëve të parë, ndërkaq së shpejti pritet të hapet konkursi i dytë për 125 ushtarëve të tjerë profesionistë.

Ushtarët e rinj profesionistë, kanë kaluar nëpërmjet procesit të seleksionimit rigoroz i cili për së pari herë ka qenë njëzet e katër ditë, i organizuar dhe mbikëqyrur nga njësiti për Operacione Speciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button