Koreja e Veriut kërcënon me një goditje paralajmëruese

Të hënën autoritetet e Koresë së Veriut deklaruan se do të japin një goditje parandaluese në rast të provokimeve ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Koreja e Jugut.
 
Pheniani dënoi marrëveshjen midis Uashingtonit dhe Seulit, për të frenuar kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut, e cila u arrit javën e kaluar. Sipas kësaj marrëveshjeje, në rast të një kërcënimi SHBA-ja është gati t’i ofrojë Seulit çdolloj ndihme ushtarake, duke përfshirë “ombrellën bërthamore”.

Në një deklaratë të Komitetit të Koresë së Veriut për Ribashkimin Paqësor të Atdheut thuhet se Koreja e Veriut do të kundërpërgjigjet ndaj çdo kërcënimi në mënyrë të vendosur dhe pa hezitim: “Në rastin e kërcënimit më të vogël Ushtria jonë do të japë goditje parandaluese me qëllim asgjësimin e objektivave”.

Lajme të ngjashme

Back to top button