Fundosen dy anije me migrantë, dhjetëra të vdekur
Të paktën 11 migrantë kanë vdekur dhe pesë te tjera janë zhdukur pas fundosjes së anijeve që po i bartnin në ishullin Kos të Greqisë, raportojnë mediat turke.
Agjencia e lajmeve Dogan tha se anija që po bartte 16 migrantë u fundos në ujërat ndërkombëtare, pasi u nis të mërkurën në mëngjes nga Bodrumi i Turqisë.
Shtatë persona vdiqën, ndërsa katër u shpëtuan.
Disa orë më vonë, një anie tjetër që po bartte gjashtë migrantë u fundos pranë Bodrumit.
Një grua dhe tre fëmijë vdiqën, ndërsa dy migrantë të tjerë që kishin veshur jelekë shpëtimi, arritën të dalin në breg.
Zyrtarët e bregut nuk ishin në gjendje të japin deklarata për rastin.