Zbulim revolucionar: Më në fund zbulohet zëvendësuesi i sheqerit

Deri më tani shkencëtarët kanë menduar se e kanë gjetur zëvendësuesin ideal të sheqerit, që do të ishte më i shëndetshëm për ushqimet dhe pijet, por si duket tani i ka ardhur radha e zbulimit të madh.

Deri më tani, disa alternativa për sheqerin, nuk e kanë dhënë rezultatin e dëshirueshëm si zëvendësim ideal për të.

Produkti më i ri i kompanisë “Doux Matok”, është alternativa e re për zëvendësimin e sheqerit, i cili si duket se do të jetë dhe i fundit. Idea e “Doux Matok” është e thjeshtë. Ata e kanë kombinuar sheqerin natyrorë si fruktozën dhe saharozën, ndërkaq rezultati i saj është, një produkt dy herë më i ëmbël se sheqeri i thjeshtë. Sipas këtij zbulimi në të ardhmen me këtë produkt ju mund ta përdorni sheqerin dy herë më pak për ta arritur shijen e dëshirueshme, me vlerë më të vogël kalorie.

Shkencëtarët tanimë kanë bërë testime me çokollatat dhe produktet qumështore dhe rezultatet janë të lakmueshme. Si duket kanë arritur të bëjnë zbulim revolucionar.

Realisht, kjo tingëllon shumë mirë, por duhet të presim që prodhimet të hyjnë në fazën e fundit të testimit që pastaj të hidhet produkti në treg, transmeton infoplus.

Lajme të ngjashme

Back to top button